Skip to content

Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë

Moti i keq që ka përfshirë Vlorën këtë të martë ka paralizuar lundrimin e mjeteve detare.

 

Informacionet bëjnë me dije se erërat e forta kanë bërë që trageti i linjës Brindisi- Vlorë të mbërrijë me vonesë, e ndërsa nga kapiteneria e portit paralajmërohet përkeqësim i motit në orët në vijim.

 

Sipas informacioneve nga Autoriteti  Portual një pjesë e mirë e mjeteve lundruese nuk janë lejuar të dalin në lundrim deri në një urdhër të dytë.