Kushtet e përkeqësuara të motit këtë të hënë kanë sjellë pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla detare në Vlorë.

 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjatë datave 27-28 mars do të ketë erë dhe dallgë.

 

Ndërkohë linjat e trageteve do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

 

Edhe në durrës kapiteneria e portit ka kërkuar që mjetet e vogla, kryesisht ato të peshkimit, të qëndrojnë në pritje dhe të shmangin daljen në det.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re