Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm Shqipëria është gjendur nën pushtetin e motit të keq, ku në zonat verilindore dhe juglindore, rrugët janë zbardhur nga dëbora, ndërsa në pjesën tjetër të vendit ka patur stuhi shiu.

Për shkak të erës së fortë ka patur dëme të shumta në rrjetion elektrik, kryesisht në zonën e Lezhës.

Punonjësit e Njësisë së OSHË në Lezhë ndodhen në terren, duke sfiduar kushtet atmosferike për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjet dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re