Reshje dëbore në zonat malore të juglindjes së vendit. Reshje qe kanë qënë më të dendura në Devollin e Sipërm në bashkinë e Devollit si dhe në fshatra të njësisë administrative Vithkuq.

 

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në Majë të Mashkullorës trashësia ka shkuar deri në 15 cm. Reshje të dendura dëbore ka pasur në aksin Vithkuq-Shtyllë- Mashkullorë, ku trashësia ka shkuar nga 15-20 cm.

 

Dëbora ka përfshirë edhe fshatra të bashkive Kolonjë e Pogradec, por trashësia e saj nuk ka shkuar më shumë se 5 cm. Zyra e emergjencave civile në Prefekturëne Korçës bën me dije se nuk ka probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve edhe në akset rrugore përshi edhe ato të fshatrave turistike të Dardhës e Viskopojës, pasi firmat kontraktore kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

 

Gjithashtu nga ana e Prefekturës bëhet e ditur se vazhdon të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të qarkut të Korçës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re