Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rënie të gurëve edhe në disa rrugë në Berat.

Informacionet bëjnë me dije se si pasojë e rreshjeve ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe dherave në aksin Berat-Polican.

Fatmirësisht si pasojë e rrëzimit të gurëve nuk ka pasur probleme në lëvizjen e makinave.

Ndërkohë autoritetet përkatëse po punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re