Për shkak të motit të keq rëshqitje dherash dhe gurësh ka pasur në vendin e quajtur “Kalaja”, në aksin rrugor Vlorë-Radhimë.

Rruga ka qenë e bllokuar për disa orë për shkak të gurëve, teksa në vend ka mbërritur dhe policia.

Fatmirësisht nuk është goditur ndonjë automjet apo persona të cilët mund të kenë qenë në lëvizje.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re