Moti i keq me reshje që ka shoqëruar Shkodrën gjatë natës ka krijuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Drisht – Kalaja e Drishtit në Njësinë Administrative Postribë.

Siç dallohet nga fotot e siguruara, dherat kanë bllokuar rrugën duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Megjithatë, Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me mjetet e saj për zhbllokimin e rrugës. Ky segment rrugor është i hapur për të gjitha mjetet.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re