Moti i keq ka trazuar disa zona në vend, një prej tyre është Vlora.

Gjatë natës si pasojë e motit me shi e erë, janë rrëzuar pemë dhe kabina prej druri në zonën  e Lungomares.

Ndërkaq lundrimi detar ende vijon të jetë i pezulluar.

Sipas “Meteoballkan”, një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, por do të jetë më pak i fuqishëm se ai që kaluam.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re