Moti i keq me erë të fortë e stuhi ka shkaktuar rrëzim pemësh dhe shtyllash tensioni, duke e bërë problematik qarkullimin në disa rrugë.

Për shkak të motit të keq, rruga e Llogorasë është e pakalueshme.

Si pasoj e erës së fortë përgjatë rrugës janë rrezuar shtylla të tensionit të lartë si edhe pemë.

Në këtë situatë, prefekti i Qarkut u ka bërë apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re