Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me shkreptima rrufeje pasditen e sotme, kanë goditur një tufë e bagëtish në fshatin Broshtan në Gramsh.

38-vjeçari Dëfrim Qyra, çoban i një tufe me dhi ka qenë duke kullotur bagëtitë rrëzë malit të fshatit Broshtan, ku rrufeja ka goditur tufën.

Sipas raportimeve nga News24, mësohet se më shumë se 10 dhi kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë çobani nuk është lënduar.

Mësohet se për familjen Qyra mbarështimi i bagëtive është e vetmja mundësi për të siguruar jetesën, teksa 38-vjeçari apelon që qeveria ta dëmshpërblej për fatkeqësinë natyrore që i ka ndodhur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re