Subscribe

Moti i keq që përfshiu shumë zona të Shqipërisë ditën e mërkurë, ka sjellë dëmë të konsiderueshme edhe në juglindje.

Si pasoje stuhisë ka pasur ndërprerje të energjise elektrike në disa fshatra të Korcës dhe bashkite e qarkut si: Devoll dhe Pustec.

Në Moglicë janë rrëzuar 3 shtylla ndërsa në disa akse të qarkut të Korcës ka patur rënie pemësh dhe rrëshkitje dherash.

Problemet më të mëdha nga moti i keq janë shënuar në aksin Ersekë-Leskovik, Qafë Plloçë, Plase-Libonik dhe aksi kryesorë në Zemblak.

Pa energji kanë mbetur edhe shume fshatra të zonës së Mokrës në Pogradec.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re