Meteorologia Adiola Bami nga Meteoalb, gjatë një interviste për Fax News ka folur në lidhje me parashikimin e motit për ditet ne vijim.

Meteorologia Bami tha se pas dites se mërkurë e në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta, ku në fundjavë pritet të arrijnë 38 gradë celsius.

Temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta dhe pas mesjaves do të kemi rritje të tyre duke kulmuar me vlera mbi 38 Gradë Celsius ditën e shtunë dhe të dielë.”- tha Bami.

Bami tha se me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera të larta.

“Me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera më të larta se vlerat normale.

Do të jenë episode 5-6 ditore me temperatura të larta, të shkëputur me 1-2 ditë ku do të kemi reshje shiu, dhe temperatura 33-34 gradë Celsius.

Në përgjithësi i gjithë muaji korrik do të ketë mot me temperature të larta.”- tha Bami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re