Vendi ynë vijon që të jetë nën ndikimin e masave ajrore nga jugu i detit Mesdhe dhe veriu i Afrikës duke bërë që vendi jonë të mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta deri në fundjavë.

 

Dita do të nisë me mot të kthjellët e gradualisht gjatë mesditës, vranësirat do të marrin zhvillim, përgjatë zonave malore.

 

Në këto zona, në orët me temperatura më të larta, parashikohen reshje shiu. Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga kuadrati i jugut.

 

Temperaturat e ajrit, duke filluar që ditën e enjte rriten gradualisht duke bërë që në fundjavë të ngjiten mbi 38°C.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re