Pas orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas reshjet me intensitet mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

 

Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet përfshijnë zonat malore të Verilindjes në lartësi mbi 300 metra, malësitë e Elbasanit në lartësitë mbi 1000 metra dhe Juglindje në lartësitë mbi 600-800 metra. Era do të jetë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi deri në 5-30m/sek. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, zonat luginore por edhe qendrat urbane. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re