Mbetemi nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar vranësira dhe shira në territor, më të dukshme paraqiten në Jug-Juglindje të vendit.

 

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke ri-kthyer kthjellimet në veri dhe qendër.

 

Përjashtim bëjnë zonat jugore, të cilat mbetet me reshje të izoluara shiu e dëbore.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga -4°C në mëngjes deri në 13 °C shënon mesdita.

 

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite në zonat bregdetare me shpejtësi deri në 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re