Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme në të gjithë shqipërinë, më të theksuara në zonat veriore – qendrore.

 

Here pas here do të ketë intervale të shkurtra me kthjellime. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke ri-kthyer kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C mesdita.

 

Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re