Skip to content

Moti për ditën e mërkurë, 2 tetor 2019!

Gradualisht do të ndryshojnë kushtet atmosferike,  moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe shtim të vranësirave ku në mbrëmje do të fillojnë rreshjet e shiut në Veriperëndim. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5  me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore 14/24°C

Zonat e  ulëta    16/28°C

Zonat  bregdetare  18/28°C