Skip to content

Moti për ditën e mërkurë, 25 shtator 2019!

Sipas MeteoAlb: Vlerat e ulta barike do të diktojnë mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin, ku më të shpeshta paraqiten në zonat Veriperëndimore por pa rrezikuar shira. Ndërsa pasditja sjell kthjellim të motit në të gjithë shqipërinë. Edhe nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar zonat bregdetare ku do të ketë shtim të vranësirave.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C mesdita.

 

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perndimor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.