Sipas MeteoAlb: Rënia e vlerave barike do të diktojnë në veri të vendit që në orët e para të ditës vranësira dhe reshje, por pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Kjo situatë vijon deri në pasdite kur vranësirat do të shtrihen në zonat qëndrore dhe më pas ato jugore duke sjellë reshje në pjesën më të madhe të territorit.

 

Temperaturat e ajrit ulen në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore në 18°C mesdita në bregdet.

 

Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

 

Rajoni i Ballkanit paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu, në të njëjtat kushte atmosferike mbeten dhe Ishujt Britanikë. NDERSA reshje të dendura dëbore vijojnë në Europën Qëndrore dhe Lindore. POR Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut PARAQITEN me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re