Skip to content

Moti për ditën e mërkurë, 9 dhjetor 2020

Dita e mërkurë parashikohet me mot kryesisht të vranët. Reshje shiu të herëpasherëshme në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në jugperëndim me intensitet deri të lartë.

Në veri-verilindje në lartësine mbi 600metra reshje bore, në juglindje në lartësine mbi 900 metra.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës e forte pergjate vijes bregdetare dhe zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 9°Cvendet e ulëta 8°C deri në 15°Cvendet bregdetare 9°C deri në 14°C