Skip to content

Moti për ditën e premte, 19 prill 2019!

9da0bbf6 7a59 48b9 8ab3 56f1ec819933 640 360 0 2 1 1 1 1

Orët e para të ditës janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin. Orët e mbrëmjes dhe nata sjellin shtim të vranësirave, të cilat më të dukshme paraqiten në veri dhe përgjatë kufirit Lindor, por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.