Këtë të premte, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe prani të mjegullës përgjatë ultësirës perëndimore.
 
Era do të jetë me drejtim jugperëndim (SË) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet.
 
Valëzimi do të  jetë i forcës 3  lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.
 
Temperaturat do të  jenë pa ndryshime të ndjeshme.
 
Temperaturat min dhe max:
 
Zonat  malore          7/16°C
Zonat e  ulëta          10/21°C
Zonat  bregdetare   13/22°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re