Skip to content

Moti për ditën e shtunë, 26 dhjetor 2020

Vendi ynë kete te shtune do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti sipas sherbimit meteorologjik ushtarak, parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje të dendura dëbore.