Moti për vendin tonë sa i përket fundjavës do të jetë i paqëndrueshëm. Dita e Shtunë do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht breshër.Po kështu edhe për ditën e Diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.

Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re