Ditën e sotme 31 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.
Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.