Edhe pse ditët e fundit, vendi u përfshi nga reshje shiu dhe stuhi, kushtet atmosferike priten të përmirësohen javën që vjen. Sipas sinoptikanëve, e diela do te këtë reshje shiu në orët e vona të mbrëmjes, por më pas do të kemi një mot të qëndrueshëm.

 

HAKIL OSMANI

METEOALB

Dita e diele në fakt paraqitet me mot të qëndrueshme, priten që here pas here te kemi prezencë të pakët të vranësirave të cilat do të rigejnerojnë reshje shiu lokale, kryesisht në zonat malore. Orët e mbrëmjes të ditës së dielë, sjellin një sistem vranësirash të cilat do të sjellin në territorin e vendit reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë në orët e para të ditës së hënë. Këto reshje do të jenë me intensitet mesatar. E marta dhe në vijim sjell përmirësim të kushteve të motit duke bërë që nga data 30 shtator dhe ditët e para të muajit tetor të kemi kryesisht mot të qendrueshëm.

 

Reshjet e shiut kanë ndikuar edhe në uljen e ndjeshëm të temperaturave.

 

Përsa i përket vlerave termike, kami patur rënie të tyre duke bërë që në këtë fundjavë vlerat maksimale të luhaten nga 24 deri në 25 gradë C, ndërsa vlerat minimale nga 6 deri në 7 gradë C në zonat malore. Edhe java në vijim mbetet rreth 25 gradë C në vlerat maksimale,ndërsa ato minimale luhaten deri në 7 gradë C.

 

Sa i takon erës, ajo pritet të fryjë në det të hapur deri në 65 km në orë, çka ka bërë që shumë lundrime të ndërpriten për shkak të kushteve atmosferike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re