Skip to content

Moti/ Prilli u mbyll i nxehtë, por ja cfare na pret ne fillim te Majit



Kjo e premte veçanërisht ën kryeqytet ishte mjaft e nxehtë. Por fundjava do të ndryshojë. Ditën e shtunë në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell. Duke filluar nga mesdita në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet do të jenë në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sa i përket ditës së diel masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë. Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.






Previous articlePS dominim total ne Tirane, ja njësia e vetme ku PD fitoiNext articleNjoftim i rëndësishëm! Air Albania: Keto jane rregullat per udhetimet drejt Italise deri më 15 Maj 2021.