Sipas SH.M.U, Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të ndikojë dhe për ditën e diele dhe ditën e Hënë mbi vendin tonë.
Dita e Diel nis me mot të kthjellët dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug të vendit.
Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m.
Moti i vranët vijon edhe ditën e Hënë. Por, për këtë ditë reshjet do të jenë të herëpashershme (lokalisht të vazhdueshme) në të gjithë territorin dhe intensitet të ulët dhe measatar. Intensiteti mesatar do të jetë kryesisht në zonën e veriut dhe jugut. Përsëri edhe për këtë ditë në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje të dobta dëbore. Ju urojmë një ditë të mbarë!
Previous articleItali/ Nga veriu në jug turmat e së shtunës në mbrëmje në qendrat historike dhe në rrugë per shopping