Skip to content

Moti sot dhe të dielën/ Nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut

Këtë fundjavë në vend do të ketë pjesërisht qarkullim të masave të paqendrueshme.

Këto do të sjellin mot me vranësira dhe kthjellime por që prej mesditës së të shtunës e deri mëngjesin e së dielës do të pasohen nga reshje shiu në veri e lokalisht në qendër si dhe flokë dëbore në alpe.

Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 balle.