Dita e Enjte do të jetë me mot të kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në zhvillim përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

 Në mesditë reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga Veriperëndimi-Verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen në:zonat malore 17°C deri në 33°Czonat e ulëta 20°C deri në 36°Czonat bregdetare 19°C deri në 35°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re