Pirtet qe edhe kete te merkure që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike si dita e marte. Moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Ndryshe nga e marta,sot pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re