Sot (e diel) ne vend do të mbizotërojë mot me vranësira dhe intervale me diell.

 

Në formë të lokalizuar parashikohen reshje shiu te izoluara ne pjesen bregdetare. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 8 deri 22°C, në zona e ulëta 10 deri 26°C, në zona bregdetare 13 deri 25°C.

 

Rajoni i  Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të qendrueshme. Moti do te karakterizohet nga kthjellime te alternuara me vranësira,te cilat  hera-heres do te jene  të dendura.

 

Përsa i përket kontinentit Europian,pjesa verilindore dhe lindore e tij  do të ndikohet nga kalim fronti,  i cili do të sjellë reshje shiu, lokalisht edhe shtrengata.Në Europën perëndimore dhe jugore do të ketë qarkullim masash ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot me diell dhe alternime vranësirash .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re