Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme  me masa ajrore të lagështa.

Dita e Hënë nis me mot të kthjellët e alternime vranësirash.

Dita e Martë dhe e Mërkurë mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.

Dita e Enjte nis e kthjellët me alternime vranësirash në shtim.

Dita e Premte moti pritet të jetë i vranët me intervale kthjellimi.

Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu. Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina (ditën e Premte) era pritet të jetë intensive me shpejtësi 12-16m/sek.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re