Moti me sa duket do vijojë të na surprizojë këtë fundjavë.

Meteorologët parashikojnë një mot të paqëndrueshëm.

“Në Kuçovë era shënoi shpejtësi 30 metra për sekondë. Qarqet më të
goditura ishin Shkodra, Lezha, Berati, Vlora, Gjirokastra, për t’u
spostuar drejt Greqisë. Siç pritej kemi një rënie të temperaturave.

Vlera minimale sot u regjistruan në Peshkopi, 9 gradë celsius, dhe
mesdita nuk i kalon 30-31 gradë celsius në zonat e ulëta dhe ato
bregdetare. E premtja dhe e shtuna do të sjellin rritje të temperaturave
deri në 32-33 gradë”, tha Besa Sherollari, Shërbimi Meteorologjik
Ushtarak.

Situata po njeh përmirësim, megjithëse temperaturat zbriten direkt me 7 gradë.

“E premtja dhe e shtuna do nisin me mot te kthjellet, por me
vranësira pasditeve të shoqëruara me reshje shiu në relievet malore, në
verilindje dhe juglindje. Dita e shtunë do të jetë ideale për plazh me
temperatura deri ne 32 grade celsius, ndërsa e diela do të nisë me
reshje”, shton Besa Sherollari për Top Channe.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zona si Shkodra, Shëngjini,
Lezha, Kruja pati deri ne 230 shkarkesa elektrike ne 5 minuta. Në këto
zona pati edhe dëmtim të linjave elektrike.

“Fillimi i javës nis me mot të kthjellet, por mesdita dhe pasditja me
reshje shiu ne vendet malore”, thotë Besa Sherollari, Shërbimi
Meteorologjik Ushtarak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re