Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka detyruar autoritetet portuale të Vlorës që të pezullojnë daljen në det për anijet e vogla dhe ato të peshkimit.

 

Shkak janë dallgët e mëdha që arrijnë deri në 2.5 metra dhe era e fortë.  Ndërkohë sa i takon linjës së tragetit me brindisin, lundrimi vazhdon normalisht.

 

Edhe në portin e Durrësit linjat e trageteve janë nisur pa probleme, ndërsa nuk janë lejuar nga kapiteneria mjetet e vogla të lundrimit dhe ato të peshkimit të dalin në det të hapur.

 

Kushtet atmosferike pritet të përmirësohen pas datës 28 dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re