Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Klos. Një person ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Ai ka marrë lëndime të shumta dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në fshatin Dars, bashkia Klos, shtetasi D.D., duke drejtuar motorçikletën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motorçikleta ka dalë nga rruga. Shtetasi D.D., është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re