Një aksident me plagosjen rëndë të një personi është regjistruar këtë të martë në aksin Korçë-Voskopojë.

 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Turan, ku një drejtuesi I një motori është përplasur me barierat anësore të rrugës.

 

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën drejtuesi I motorit po udhëtonte.

 

Drejtuesi i motorit është transportuar në spitalin rajonal të Korçës ku dhe po merr ndihmën e parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re