Skip to content

Motori merr para fëmijën me biçikletë tek 21 Dhjetori, si është gjendja e të miturit

Një áksident me pasojë plágosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 21 Dhjetori rreth orës 22:0. Një motor me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet Sh.K., ka përplasur të miturin 8-vjecar, të identifikuar si A.H.

Fëmija është dërguar për në spítal dhe ndodhet jashtë rrèzikut për jetën, ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende si ndodhi áksidenti ndërsa pòlicia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak: Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplásur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrèzikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb