Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një motor është përplasur me autobuzin e linjës së Shkozës me drejtues shtetasin H.T 60 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në spital 45 vjeçari drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb