Një motor është përplasur me furgonin e Policisë Kufitare, në fshatin Oblikë në Shkodër, ku si pasojë është plagor një 69-vjeçar.

 

Sipas policisë i plagosuri është drejtuesi i motorit shtetasi H.B 69-vjeç, i cili është përplasur me furgonin me drejtues punonjësin e policisë F. K. 49 vjeç. I plagosuri u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re