Subscribe

Turistët e sporteve të aventurës po vizitojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Këtë vit u regjistruan më shumë të huaj që vijnë me motorë nga Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, për të eksploruar rrugët dhe bukuritë e Kolonjës. Armando Aliu i është bashkuar grupit të turistëve të huaj dhe tregon se ata tërhiqen fort nga rrugët malore.

 

Turistët janë kuriozë për stilin e jetesës së shqiptarëve, ndërsa nga eksperienca e tyre veçojnë gatimet tradicionale dhe mikpritjen e vendasve.

 

Patrick Unterhuber

Turist austriak

” Nuk ka më shumë se një javë që po udhëtojmë mespërmes Shqipërisë, asgjë që njerëzit mendojnë në Gjermani, Austri dhe Zvicër përsa i përket Shqipërisë është e vërtetë. Këtu vendi është shumë i bukur, ushqimi shumë i shijshëm, të gjithë po marrim peshë për shkak të ushqimit të mirë dhe njerëzit janë shumë mikpritës “

 

Albrecht Papp

” Është bukur të shohësh Shqipërinë dhe dua të shoh Shqipërinë, kjo është e vërtetë. Ajo që më pëlqen më shumë janë malet, tani në Kolonjë pamja është fantastike dhe qetësia këtu është magjepsëse “

 

Gjatë 7 muajve të këtij viti Kolonjën e kanë vizituar me shume se 30 mijë turistë, pjesa më e madhe e tyre turistë të aventurës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re