Shijoje jetën, por me muzikë në sfond. Me këtë moto Sofi Uillborn po udhëton nëpër Shqipëri. Ajo është menaxhere e një kompanie në Berlin, e cila merret me prodhimin e kasketave motorike me muzikë dhe në intinerarin e saj Gjermani-Turqi zgjodhi të kalojë mes për mes Shqipërisë.

Rrugët që Sofi zgjedh janë panoramike. “Prej 6 ditësh jam duke udhëtuar në Austri, Slloveni, Kroaci, Mali i zi e tashmë në Shqipëri.

Do të shkoj në Greqi e pastaj Turqi. Por kufijtë janë të mbyllur. Kisha dëgjuar për vendin tuaj pse jo përshtypje fort të mira, por realisht jam e befasuar nga bukuria dhe mikpritja juaj”.

Pandemia mbylli kufijtë duke izoluar shumë njerëz në shtëpitë e tyre por të tjerëve u dha mundësinë të njohin vende të vogla që fshehin thesare natyrore si Shqipëria./TCH

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re