Skip to content

Motorri përplas “keq” të moshuarin në Ballsh, përfundon me plagë në spital

Një aksident është regjistruar sot në Ballsh ku një motor me të cilin udhëtonin 2 të rinj ka përplasur një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur te “Kryqëzimi” ndërsa i plagosur ka mbetur një burrë, rreth 70-vjeç. Mësohet se policia dhe ambulance ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq i plagosuri është dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit por dyshohet shpejtësia dhe manovrimi në rrugë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb