happy little sister hugging her brother lying

Të rritesh me motër ose vëlla dhe të ndash jetën me ta është një dhuratë e çmuar. Të kesh dikë që nga fëmijëria e në vazhdim për të ndarë çdo vështirësi e gëzim është shumë e rëndësishme dhe sjell shumë përfitime.Vëllezërit dhe motrat të zgjasin jetënKjo mund të duket e çuditshme por është vërtetuar shkencërisht. Personat që rriten me motra ose vëllezër jetojnë rreth 7 vite e gjysmë më shumë se ata që janë fëmijë të vetëm. Kjo lidhet me faktin se fëmijët që rriten me njëri-tjetrin në familje janë më socialë e më pak të mbyllur në vetvete.Të tjera përfitimeGjithmonë një mbështetjePërveçse të shtojnë jetën, motrat e vëllezërit janë personat që do t’ju mbështesin gjithmonë, në çdo vështirësi. Edhe pas periudhës së fëmijërisë, sepse ata do të mbeten një pikë e rëndësishme referimi gjithë jetën.Ulin shansin për t’u prekur nga depresioniAta që kanë motra e vëllezër shpesh “shpërthejnë” tek njëri-tjetri e për këtë arsye kanë më pak gjasa të vuajnë nga depresioni.Kujdesi për ta = kujdes për vetenPër më tepër, sipas studiuesve, duke u kujdesur për vëllezërit, ne jemi të inkurajuar të kujdesemi edhe për veten tonë. Për këtë arsye, prania e tyre ka një efekt të dobishëm edhe në këtë aspekt.Na bëjnë të lumturSë fundmi, por jo më pak e rëndësishmja, vëllezërit e motrat na bëjnë më të lumtur. Tashmë dihet se lumturia ndikon shumë në shëndet, e të gjitha këto së bashku në jetëgjatësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re