Dasma e Troit dhe Kejtit po shkonte siç ishte planifikuar, por kjo derisa erdhi momenti kur vëllai 9 vjeçar i nuses u ngjit në skenë me mikrofon në dorë.

“T’ju them të drejtën, ishte diçka për të cilën nuk ishim përgatitur emocionalisht të dëgjonim”-tregoi nusja

Kejti ka një gjysëm vëlla, Gasin. 9 vjeçari u ngjit në skenë dhe dha një fjalim që i bëri të gjithë të qajnë. I mituri me të motrën kanë afro 2 dekada diferencë, por sërish kanë një lidhje të fortë.

“Jam shumë i lumtur që ju të dy po martohemi sot. Dhe mund të dukem disi i mërzitur, por këto janë lot gëzimi. Keti, të dua shumë dhe jam shumë i lumtur që u bëra me një kunat”-tha vogëlushi, ndërsa të gjithë nisën të përloten e të duartrokasin 9 vjeçarin.

Momentet u kapën në video dhe pamjet e fjalimit të shkurtër të vogëlushit u bënë virale. CBS e takoi Gasin, i cili tregoi se kur e motra u fejua, u shqetësua se mbase ajo nuk do të shpenzonte më aq shumë kohë me të.

“Isha i shqetësuar se motra nuk do të kalonte aq shumë kohë më me mua… ishte stresuese, nuk doja ta humbja motrën. Por tek dasma… ishte diçka magjike dhe shumica e shqetësimeve të mia ikën”-tregoi 9 vjeçari.

 E është pikërisht ky 9 vjeçar, i cili jep një mesazh me peshë për moshën e tij, se historia e tij është një kujtesë për të mos lënë kurrë të afërmit e tu.

 “Mos u ndani nga familja, ato ju duan njëlloj siç ju i doni”-‘këshilloi’ 9 vjeçari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re