Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.
Rreth orës 22:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona.
Shkak për dhunën pretendohet të jetë bërë një “Like” në Facebook-un e motrës së policit.
Para se të dhunohej ai kishte qenë në një local ku kishte takuar policin dhe ky i kishte thënë “nuk e di se me kë je mpleksur”.
Dëshmia e të dhunuarit Altin Meçe
Mbrëmë unë kam marrë një kërcënim në telefon nga një person që ai është bashkëfshatari im, Fredi Astrit Lamaj. Është polic… më thanë që është me grupin e gatshëm.
Faktikisht kam bërë like tek disa postime të motrës së atij. Edhe ai më flet shumë ashpër. E më thotë nuk e di me kë je pleksur.
I kthej një mesazh atij, e i them, ti zotëri, motra jote është e madhe, nuk është e vogël. Po të thotë ajo që Altin më bezdis, stop. Në rregull? Unë e lë kaq. Edhe ishim te lokali neve, po rrinim atje me vëllain edhe me një kushëri, edhe nga ora 11:00, iki për në shtëpi. Marr makinën edhe në shtëpi hap portën e madhe.
Porta e madhe me portën e shtëpisë ka një diferencë diku te 50-60 metra. Hap portën e madhe, parkoj makinën, vij e mbyll portën prapë, edhe futem brenda në shtëpi. Në moment që futem unë brenda në shtëpi, fiken dritat. Vetëm në shtëpinë time.
Edhe në atë moment, unë po mundohesha të ndizja dritën e telefonit, edhe më thërret dikush nga jashtë, “O Altin”.
Edhe zëri i atij mua më kumboi direkt. Unë mendova për moment se mos ishte vëllai. Po që nga momenti që dal jashtë, edhe nuk arrita as të hedh këmbën jashtë derës, më qëllojnë edhe ashtu siç e pashë unë në mjegull, nuk ka qenë një, po ka qenë të paktën tre persona.
LEXO EDHE: FOTO/ Çfarë ka ndodhur në Fier? Babë e bir dhunohen para derës së shtëpisë. Autori, dyshohet se është…
Ndërkohë, nuk ka ende një njoftim zyrtar të policisë për ngjarjen.
