Kreu i qeverisë Edi Rama së fundmi ka postuar një foto me homologen e tij italiane Giorgia Meloni e cila ishte katër ditë me pushime në vendin tonë.
Krahas fotos, Rama thekson se ishte nder të priste Melonin në vizitë, ndërsa mes tjerash shkruan: Motra nga Shqipëria, vëllai nga Italia
Motra nga Shqipëria Vëllai nga Italia. Faleminderit Georgia. Motra nga Shqipëria Vëllai nga Italia. Faleminderit Gjeorgji ishte një nder.
Kryeministrja e Italisë mbërriti tre ditë më parë (14 gusht 2023) në Vlorë me një traget linje. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulia, dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ramës, i cili pak ditë më parë tha për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri.
