Subscribe

Një 37- vjeçare ka gjetur vdekjen nga motra e saj pas një konflikti familjar në kryeqytet. Në shtëpinë e tyre, në “Rrugën e Kavajës” Amanda Pushani, u qëllua  me thikë nga 40-vjeçarja, Marsela Pushani, me profesion mësuese, në kushtet e vetëmbrojtjes.

 

Kjo ka qenë deklarata që autorja ka dhënë për policinë, pas arrestimit këtë të diel, duke shpjeguar se motra e saj e kishte kërcënuar atë si dhe  nënën, se do t’u merrte jetën.

 

Marsela Pushani tregoi gjithashtu në polici se, prej mëse 10 vitesh motra e saj ishte e alkoolizuar dhe problematike dhe në momentin e krimit, mëngjesin e të shtunës, ato po debatonin pikërisht që Amanda të hiqte dorë nga alkooli.

 

Kjo nuk u prit mirë nga viktima, e cila sipas motrës së saj, mori thikën dhe  kërcënoi atë dhe të ëmën e tyre, me të cilën jetonin.

 

Fillimisht, vdekja e 37-vjeçares u raportua si vdekje natyrale, por pasi turpi i pajetë i saj iu nënshtrua kontrolleve mjeko-ligjore, u zbulua se shkak që ajo të ndërronte jetë ishin plagët që mori nga thika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko