“Motran e vrau burri, jo Tik Toku”. Kjo ka qenë deklarata e fortë që ka bërë vëllai i Bedrie Lokës për mediat, i cili ka treguar se viktima gjatë 23 viteve martesë dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj.

Ai shton se motra e tij ka pasur shenja dhune, ndërsa thekson se kunati i tij më shumë ka qenë në burg në disa shtete, sesa në liri.

Ai kërkon nga ana e shtetit që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe përgjegjësi të dalë para drejtësisë.

“Mos ia nxirrni fytyrën, mos ma rrënoni me rrjetet sociale Tik Tok. Motrën ma vrau burri. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. 23 vite martesë, 23 minuta të bardha nuk i ka parë. Ai burrë, vetëm në burg ka qenë në të katërta anët. Unë jam me shumë emocione. Në shtator erdhi për të parë nënën, më përqafoj dhe më tha që nuk i kam mirë punët unë dhe Xhemali.

Shteti të marrë psikolog dhe të marrë fëmijët në pyetje. Kam besim tek policia dhe shteti ta zbardhë. Motra ka shenja dhune”, tha vëllai i viktimës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re