Skip to content

“Mozaik i natyrës që i rri mbi krye të Tiranës”- Rama ndan pamjet nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit: Ofron mundësi për aktivitete të llojllojshme

Kryeministri Edi Rama, paraditen e kësaj të diele (1 shtator) ka ndarë pamjet nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, që e cilëson si mozaik të natyrës.

Rama shkruan se Parku ofron mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme.

“MIRËMËNGJES 

dhe me Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se sot në Dajt, kryeministri mbledh qeverinë, për të nisur edhe sesionin e ri politik pas një pauze të pushimeve verore.

Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim. Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.

“”